Presidenti Ilir Meta uron besimtarët bektashianë: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar për Festën e Ashures.

“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja”, shkruan Meta.

Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku.

Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë, ku u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.

Zjarr Tv Ad