U arrestua nga SPAK për korrupsion, Apeli i GJKKO-së liron nga burgu juristen e Fatos Tushes…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë për jusristen e Bashkisë së Lushnjes, Blerta Turku, duke e liruar nga burgu dhe duke e lënë në “Arrest shtëpie”.

Ky vendim, sipas avokatit mbrojtës të juristes Andi Hasanaj, vërteton pretendimet se klientja e tij, nuk ka kryer asnjë vepër penale, por ka zbatuar ligjin.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.

Kujtojmë se Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për shpërdorim detyre dhe shkeljse të procedurave në tendera.

Zjarr Tv Ad