Pas zjarrit shpronësohen Sarajet, sa lekë do të marrin pronarët…

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm tre ditë pas zjarrit të vënë qëllimisht, është shpronësuar godina e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë. Kjo godinë e shpallur monument culture, tashmë i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare. Sipas vendimit, pronarët do të marrin një vlerë monetare prej 178   694   456   (njëqind   e   shtatëdhjetë  e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

Po ashtu, mësohet se është shpronësuar edhe Muzeu Etnografik i Tiranës, “Sarajet e Libohovitëve”. Për këtë godinë, vlera totale paraprake e shpronësimit  është 505   843   802.6 (pesëqind   e   pesë milionë   e tetëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind  e  dy  pikë gjashtë) lekë. Kujtojmë se godina shekullore e Sarajeve, tre ditë më parë ui vu zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë,  hetuesit kanë mundur të identifikojnë 2 autorët, por për shkak të hetimit nuk bëhet ende me dije identiteti i tyre.

Burime nga policia thonë se; autorët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.  Nga kamerat e sigurisë, është parë se ata kanë hyrë nga pjesa e pasme e godinës dhe pasi i vunë flakën ambienteve të katit të parë u larguan me shpejtësi.

Në pamjet e sekuestruara, shfaqen dy persona që mund të jenë përfshirë në zjarrvënien e monumentit të kulturës. Nga hetimet ka rezultuar se autorët kanë përdorur një bidon me benzinë. Një prej tyre, që shfaqet në këtë video largohet me vrap pak sekonda pas zjarrvënies.

Si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe pjesa e tavanit e ndërtuar kryesisht me bazë druri. Burime nga policia me dije se, flakët janë pikasur nga roja i një biznesi aty pranë që më pas ka njoftuar edhe forcat zjarrfikëse. Për shkak të ndërhyrjes së shpejtë zjarri është vënë nën kontroll duke shmangur djegien dhe shkatërrimin e totale të godinës.

Zjarr Tv Ad