Vapë përvëluese por edhe shi/ Ja si do të jenë temperaturat gjatë fundjavës, lajm i keq për zjarret…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kjo fundjavë pritet të jetë e nxehtë sipas Meteoalb, ndërsa gjatë ditës së nesërme, parashikohen edhe vranësira kryesisht në zonën veri-lindore dhe jug-lindore të vendit. Ndërkohë që temperaturat pritet të kapin shifrat 36 gradë Celsius gjatë ditës së sotme dhe deri në 37-38 gjatë të dielës, ditën e nesërme parashikohen vranësira, të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shiu të shkurtra.

Ajo që është me shqetësuese këtë fundjavë është forcimi i erës, e cila pritet të ndikojë në rritjen e intensitetit të flakëve në vatrat që janë ende aktive deri më tani. Era pritet të ketë një intensitet të lartë gjatë orëve të mesditës, gjatë të shtunës dhe të dielës.

Ndërkohë, moti në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë pritet të jetë i kthjellët dhe me vranësira lokale gjatë ditës së nesërme, të cilat pritet të shoqërohen edhe me rrebeshe të shkurtra shiu.

Zjarr Tv Ad