Shkaktoi aksidentin tragjik me 5 viktima, lihet në burg pa afat 22-vjeçarja që po drejtonte Land Rover-in

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, e cila shkaktoi aksidentin tragjik  në Qafë Muzinë, duke lënë 5 të vdekur, si dhe mbetën të plagosur 4 të tjerë.

Sipas ekspertizës, “Land Roveri” i drejtuar nga 22 vjeçarja Rexhina Çelhaka i ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën, duke bërë që furgoni të përfundonte në kanal dhe për pasojë të humbnin jetën 5 pasagjerë, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit.

Kujtojmë se në aksidentïn e së enjtes humbën jetën shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Zjarr Tv Ad