Qytetarët kthehen në doganë e Morinës nga pala kosovare, pa pasaport vaksine apo test Covid nuk futesh në Kosovë

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Radhë të gjata janë krijuar në doganën e Morinës, pasi pala kosovare ka kthyer disa qytetarë.

Mësohet se pala kosovare ka kthyer qytetarët, pas rregullave të reja që ka vendosur qeveria e Kosovës për të përballur përhapjen e Covid-19, duke bërë kështu që asnjë qytetar të mos lejohet që të kalojë pa pasur një test RT- PCR, apo pasaportë vaksine.

Ndryshe nga Kosova, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë mund të futen lirisht pasi vendi nuk ka asnjë masë për udhëtarët që vinë.

Kujtojmë që Kosova po përballet me një situatë të rënduar për shkak të Covid-19, ku dita e djeshme ka shënuar dhe një numër të lartë viktimash. 36 persona nuk ia dolën të fitonin betejën me virusin, ndërsa u shënuan mbi 1600 raste të reja.

Sipas njoftimit duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës,  duhet të ketë me vete:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria  jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria  jo më shumë  se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga rregullat e mësipërme sipas njoftimit përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve.

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18  vjeç.

Zjarr Tv Ad