Belinda Balluku, më e votuara në Asamblenë e Partisë Socialiste…

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste mbajti dje mbledhjen radhës, ku u njoftua kabineti i ri qeveritar. Mes emrave që kryeministri Rama kishte zgjedhur për të bashkëpunuar për 4 vitet e ardhshme, kishte figura që riktheheshin, emra të rinj dhe ata që u rikonfirmuan.

Rama rikonfirmoi në detyrë për të punuar për 4 vitet e ardhshme, ishte Belinda Balluku. Emri i saj nuk ishte dhe aq surprise, pasi kryeministri nuk i ka kursyer vlerësimet publike për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, për punën e saj në këtë dikaster.

Mesa duket, Belinda Balluku ka dhe simpatinë e socialistëve të tjerë, veç asaj të Edi Ramës.

Ajo ishte dje mes emrave që garoi për anëtare Kryesie e Partisë Socialiste dhe ia doli. Ishte e para nga lista e grave që mori më shumë vota për të qenë në Kryesinë socialiste. Me 207 vota, ministrja e Infrastrukturës ishte më e preferuara edhe se burrat. Gara zhvillohej paralelisht edhe për ta, ku më i votuari doli Ditmir Bushati, me 204 vota.

Por, ministrja e preferuar e Edi Ramës ishte edhe më e preferuara në radhët e socialistëve. Belinda Balluku ia doli të merrte rikonfirmimin për të vazhduar punët në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për të përfaqësuar socialistët në Kryesi.

Zjarr Tv Ad