Nga Agim Xhafka: Asambleja socialiste si Telebingo Kombëtare…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje në Pallatin e Kongreseve u mblodh Asambleja Socialiste. Interesi qe i madh nga që shqiptarët mendonin se prej aty do të merrte udhë projekti qeverisës i mandatit të tretë. Pra do vendoseshin ca piketa të rrugës katërvjeçare të punësimit, të integrimit, të pakësimit të eksodit, të rritjes së mirëqenies… Por ndodhi ajo që ndodh përherë me këtë parti. Lideri u shfaq me ca copëra letrash, shau e kërdisi të vetët ashtu në tym e në përgjithësi e në fund lexoi emrat e ministrave të nesërm dhe drejtuesit e strukturave të Partisë Socialiste.

Ngaqë askush në atë parti s’ia kishte idenë për emrat që do lexoheshin, pas përmendjes së aksh personi ndjehej në ajër një “ah” dhe kokat ktheheshin nga fatlumi që lideri e bëri ministër atë çast. Kështu dhe në vazhdim. Qetësi, ankth dhe “ah”. Qetësi, ankth dhe “ah”. Gëzohej ministri dhe krejt grupi i tij, i krahinës, i fisit a i interesit. Nuk gaboj nëse them se ajo asamble në formë e në përmbajtje më ngjau fiks me Telebingon Kombëtare. Me atë sallën e madhe që ka qenë dikur te Teatri Kombëtar. Ku njerëzit rrinin ulur,me biletën ndër duar e dëgjonin altoparlantin.

-Njësh, tresh, dymbëdhjetë, njëzet, shtatë… Bingo. Kaq dhe dikush nga mesi, nga anash, apo nga cepi i sallës ngrihej vrik e bërtiste: -Fitova, fitova. Atë zërin e altoparlantit dje e bënte Rama. Ashtu shtruar, pak autoritar që të kuptohej se ai qe pronari aty, ia niste Telebingos së Qeverisë.

-A,R,B,E,N…A,H,M,E,T,A,J…

Nga salla vinte thirrja: -Nuk e prisja, më kape gafil zoti Rama. Respekte. Ndërkohë zëri nga altoparlanti vazhdonte: -L,I,N,D,I,T,A…N,I,K,O,LL,A…

-Ua, ua, ua më bëre kryetare Parlamenti?! Te premtoj se do i plotësoj pritshmëritë e tua. Ua, ua, ua, nuk më besohet. E kështu kjo lojë fati vazhdoi deri në formimin e qeverisë së re. Asnjë nuk garoi, askush nuk mësoi mbi ç’kritere u bë përzgjedhja. Fiks u shfaq dhe këtë herë,si tetë vitet që shkuan,filmi me ngjyra lejla: “EDIBINGO KOMBËTARE”

 

Zjarr Tv Ad