“Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”, gazetari nxjerr “zbuluar” deputetët: Vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë gënjejnë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa numri i të infektuarëve nga Covid është në rritje dhe ministrja Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin, Edi Rama, bëjnë thirrje për vaksinim, mesa duket vetëm 39 deputetë kanë marrë dozën e tyre.

Këtë fakt e ka bërë të ditur gazetari, Bledi Mane, pasi sipas tij nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër refuzon të marrin vaksinën.

Mane shton se deputetët të cilët do të futen në Kuvend duhet të vaksinohen publikisht duke i dhënë kështu një shembull qytetarëve që dhe ata më pas të marrin vaksinën.

“Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë/ VETËM 39 DEPUTETË JANË VAKSINUAR, 101 TË TJERË GËNJEJNË

***

Nuk duhet ti lejojmë të futen në Parlamentin e Republikës. Nga 140 deputetë të sapozgjedhur, vetëm 39 prej tyre janë vaksinuar, 101 të tjerë po i bëjnë bisht vaksinimit.

Lerini justifikimet, vaksinohuni publikisht, na tregoni certifikatën e vaksinimit, hyni në Kuvend të imunizuar dhe pastaj na detyroni ne qytetarëve të tjerë të vaksinohemi…”, tha ai.

Zjarr Tv Ad