Manjani “thumbon” Yuri Kim: Ejjj, na bën dërr dërr e na shet moral, e di që…

0
1346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes rrjeteve sociale, ka thumbuar diplomaten amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pasi në Afganistan, ministër i Brendshëm u emërua dikush i kërkuar nga FBI si terrorist.

Manjani duke iu drejtuar Kim shkruan “ejjj terrorist ndërkombëtar!!! Jo i korruptuar me thashetheme kundërshtarësh politikë në vendin e tij!”

“E pra amerikanët e katapultuan në qeverinë e Afganistanit pa zgjedhje. Tashmë e kanë edhe zyrtarisht partner protokollar.

E di zonja Kim këtë gjë që na bën dërr dërr këtu duke na shitur moral?!

Po e lë mënjanë edhe moralin e katapultimit të talebanëve në pushtet (pa zgjedhje) bash në ditët e përkujtimit të ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në SHBA…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani:

Ministri i Brendshëm Taleban i Afganistanit nuk është non grata, por i kërkuar nga FBI si terrorist.

Ejjj terrorist ndërkombëtar!!! Jo i korruptuar me thashetheme kundërshtarësh politikë në vendin e tij!

E pra amerikanët e katapultuan në qeverinë e Afganistanit pa zgjedhje. Tashmë e kanë edhe zyrtarisht partner protokollar.

E di zonja Kim këtë gjë që na bën dërr dërr këtu duke na shitur moral?!

Po e lë mënjanë edhe moralin e katapultimit të talebanëve në pushtet (pa zgjedhje) bash në ditët e përkujtimit të ngjarjes tragjike të 11 shtatorit në SHBA…

Nejse, di gjë njeri sa afganas që sollën këtu u pajisën me vizë Amerikane?!

Kjo është ajo që na intereson jo morali pa moral…

Zjarr Tv Ad