Reuters: Hashim Thaçi, hero kombëtar i përkrahur nga SHBA, akuzohet për 100 vrasje gjatë kohës që udhëhoqi UÇK-në

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar këtë të mërkurë për fillimin e gjykimit të parë të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Gjykimi i parë u hap sot në një gjykatë speciale që po merret me krimet e viteve 1998-1999 në konfliktin e Kosovës, shkruan Reuters, raporton gazeta Ekspres.

Rasti i parë është kundër Salih Mustafës, 50 vjeç, ish-komandant pro pavarësisë, i cili të mërkurën u deklarua i pafajshëm për krime lufte. Ai ngarkohet me akuzat për vrasje, menaxhim të një burgu, ku të burgosurit ishin përballur me rrahje të përditshme dhe torturim. Prokurorët thanë se viktimat ishin shqiptarët, të cilët nuk kishin rënë dakord politikisht me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e të akuzuarve është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje nga posti vitin e kaluar dhe u dorëzua për t’u përballur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorët e bëjnë Thaçin përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës, kur ai ishte komandant i UÇK-së, duke luftuar policinë e ushtrinë serbe.

Në artikullin e Reuters Thaçi përshkruhet si hero kombëtar i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu fut karrierës politike pasi udhëhoqi betejën e UÇK-së kundër forcave që ishin nën urdhrin e Millosheviçit.

Zjarr Tv Ad