Del i pafajshëm, por…. pas 25 vitesh

0
1044
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 63 vjeçar është shpallur i pafajshëm pas 25 vitesh qëndrimi në burg për përdhunim në vitin 1989. Analiza e re e ADN-së vërteton se ai as nuk ishte në vendin e ngjarjes.

Darryl Pinkins, u burgos në maj të vitit 1991, pasi një grua e akuzoi se ai ishte njeriu që e kishte rrëmbyer atë dhe dhunuar për orë të tëra në një makinë në Hammond, Indiana. Ai kishte deklaruar gjithmonë se ishte i pafajshëm, por të gjitha provat ishin kundër tij.pinkins5

Por tani, nga testet e bëra nga Projekti i pafajësisë në Indiana ka zbuluar se nuk ka prova nga sulmi i dyshuar.

Pas një çerek shekulli në burg, Pinkins ka humbur dhëmbët, tani ai është me diabet, dhe vuan nga tiroidet. Por pavarësisht kësaj, ai u largua i lumtur nga burgu për t’u bashkuar me familjen e tij, shkruan Shqiptarja.com Mes turmës së njerëzve që priste jashtë qëndronte djali 24 vjeçar i Pinkins i cili ka lindur pasi Pinkins ishte burgosur.

‘’Ishte e shkruar që kjo ditë do të vinte, unë e ndjeja’’.- ka deklaruar Pinkins pas daljes nga burgu.

‘’Kishte një ngërç në sistem, dhe unë nuk jam i vetmi në një situatë të tillë. Unë isha fatlum që kisha pas meje një skuadër që me ndihmoi që të fitoja pafajësinë’’.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad