Enton Abilekaj për Agjencinë për Media dhe Komunikim: Është një njësi që paguhet për të luftuar të vërtetën, hap kundër transparencës

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Enton Abilekaj ka qenë i ftuar në një intervistë për Fax News ditën e sotme për të folur mbi Agjencinë e re për Media dhe Komunikim, që u krijua nga qeveria Rama 3, e cila do të ketë kontrollin e informacionit për çdo ministri.

Enton Abilekaj thotë se kjo agjenci do të shërbejë si një njësi kundër medias, e cila paguhet me paratë tona për të luftuar të vërtetën.

“Nuk është hera e parë që ndodh. Kemi kontrollin dhe më pas aktivizimin e punonjësve të administratës në funksion të qeverisë. Kjo kja ndodhur në zyra të veçanta. Tashmë do kemi organizim. Nëse do ta shikojmë kështu, kemi një njësi që do luftojë mediat. Do paguhet nga ne për të luftuar të vërtetën. Për çdo lajm do të ketë një reagim, kundër lajm nga qeveria. Do të kemi kontroll total mbi informacionin“, tha ai.

Abilekaj e quan këtë një hap kundër transparencës.

“Në të gjithë vendet e botës ka një kontroll. Krijimi i një organi mbikqyrës dhe kontrollon informacionin është në shërbim të informacionit në një vend demokratik. Në një vend si Shqipëria, ky është një organ kontrolli, që nuk lejon informacionin e pafiltruar të dalë në media. Ky është një hap kundër transparencës. Duke qenë se kjo strukture nuk është rasti i vetëm në Europë, të presim si do funksionojë për ta gjykuar”, deklaroi Abilekaj.

Për nëjë vend demokratik, kjo nuk ka asgjë të keqe, ndërsa për Shqipërinë po. Abilekaj thotë se vnë vendin tonë, qeveria kontrollon gjithçka.

“Agjencia nëse nuk do ishte ky kontekst që është sot, nuk ka asgjë të keqe. Ka vende të ndryshme në botë që kanë agjenci për informacionin. Në një kontekst normal nuk do të kishte asgjë. Në kontekstin tonë është shqetësuese. Ne e dimë që qeveria kontrollon shumicën e mediave. Tentoi të bënte një ligj edhe për kontrollin e ëeb-eve. Mund ta bëj nga momenti në moment . Ështe jo transparente në procedurat që ndjek. Ky është projekt i kontrollit dhe jo i transparencës. Kemi tentativë të qeverisë për të kontrolluar çdo media. Ose e blen çdo zë kritik ose e godet. Të presim. Është më shumë plotësim i një ambicie e kshilltarëve të tij për të bërë më shumë“, u shpreh ai.

Rikujtojmë se dy ditë më parë Kryeministri Edi Rama firmosi krijimin e Agjencisë për Media dhe Komunikim, e cila thuhet se do të drejtohet nga i besuari i Ramës, Endri Fuga. Kjo agjenci do të jetë përgjegjëse për ccdo infomacion që lëshohet nga Ministritë.

Agjensia në fjalë do të jetë në varësi të kryeministrit dhe do të kordinojë komunikimin me median dhe publikun të të gjitha ministrive dhe drejtorive kryesore në vend. Fondet për ngritjen e kësaj Agjensie do të përballohen nga Buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, thuhet në vendimin e qeverisë.

Zjarr Tv Ad