DETAJE TË REJA/ Sherri në Bashkinë e Vlorës, zbulohen 3 tenderat që ka firmosur ish-drejtori Leskaj: 400 mijë euro për sahatet e ujit

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja janë zbuluar nga sherri i ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Vlorës, ku u shoqëruan në polici ish-drejtori i Ujësjellësit Shkëlqim Leskaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Leskaj kishte dorëzuar dorëhqejen në datën 6 gusht, por nuk ka pranuar të lirojë zyrën, ndërkohë që në institucion mungonin vula dhe kibrat e protokollit.

Mësohet se debatet në mbledhje kanë ndodhur për shkak të 3 tenderave që ka firmosur Leskaj me vlerë 400 mijë euro për: sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat.

Zjarr Tv Ad