Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë retorikën konfilkt-nxitëse dhe kërkon nga BE, SHBA dhe NATO të reagojnë menjëherë për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Përmes një deklarate për shtyp, KASH shprehet se paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha shteteve dhe popujve.
Postimi i plotë:
KASH shpreh keqardhjen që marrëveshjet e dakordësuara në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për zbatim, duke prapësuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne i bëjmë thirrje Republikës së Serbisë që të ndalojë retorikën përshkallëzimin e tensioneve.
Një qasje e tillë e udhëhequr nga nivelet më të larta shtetërore të Serbisë nuk është në interes të askujt, aq më pak në interes të qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës.
KASH u bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për të reaguar me shpejtësi dhe pa ekuivok ndaj politikave dhe veprimeve nxitëse të Serbisë.