Saimir Korreshi: Shoqja Kryetare, njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet, e jo më të dëgjojnë përrallat e tua me Logimin, vërini gishtin kokës…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, me anw tw një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sa i përket kërkesës nga kryetarja e Komisionit të drejtuar nga mazhoranca për logimin e deputetëve të opozitës.

Korreshi shkruan se gjatë mbledhjes së parë të komisionit të ligjeve, fjala deputetëve të Opozitës u është mohuar pasi ata nuk ishin “loguar”.

“Si t’ja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!
Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesisht, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen. Ne kundershtim te plote me me çdo norme.
Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.

Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen. Tani si t’ja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.

Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua. Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes”, shkruan Korreshi.

Zjarr Tv Ad