Kreshnik Spahiu: Meta, Rama, Berisha dhe Basha aktrojnë dhe nuk u interesojnë qytetarët, duhen rrëzuar të katërt se janë bashkë…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të klasës politike shqiptare.

Përmes një statusi të mbushur me ironi, zoti Spahiu e ka quajtur politikën shqiptare një telenovelë, me protagonistë 4 figurat kryesore të saj. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha, aktrojnë dhe nuk u interesojnë qytetarët. Madje, me ironi juristi thotë se në film ata eleminohen, ndërsa në realitet jetojnë të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli president. Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet. Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar. Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër. Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë, që s’e pranojnë që është film dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat… Në film eleminohen të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur”, – shkruan ai.

Zjarr Tv Ad