Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Babai i Nënkomisarit të Lezhës, që ndërroi jetë në krye të detyrës, ka rrënqethur me fjalët e tij gjatë kohës që po kryhen nderime për Saimir Hoxhën nga kolegë, familjarë dhe figura të vendit, duke thënë se nuk i ka mbetur me asnjë motiv për të jetuar. Homazhet po kryhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mësohet se 44-vjeçari, ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3-vjeç.
44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave, njëra prej tyre kryegjyqtare e Pukës, Flutura Hoxha. Sot gjatë ceremonisë, është i pranishëm edhe babai i tij 85-vjeçar, i cili mësohet se ka thënë: Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë.