Vjen lajmi i keq: Rikthimi i vizave për…

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë, agjencia Reuters publikoi një dokument të brendshëm të Bashkimit Europian, ku thuhej se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk është i garantuar. Duket se ky dokument është konfirmim i asaj që përflitet vazhdimisht në qarqet diplomatike, se zgjerimi i BE-së është futur në vdekje klinike.

Në dokumentin që do jetë bazë për të hartuar një deklaratë në samitin e përbashkët të BE-së me Ballkanin Perëndimor më 6 Tetor, nuk flitet për asnjë përparim të bërë nga Shqipëria apo Kosova e Maqedonia e Veriut. Gjuha e thatë e dokumentit sugjeron se qëllimi është ruajtja e statuskuosë në rajon dhe vazhdimësia e Procesit të Berlinit.

Vizitat dhe premtimet boshe mund të vazhdojnë, por diplomatët thonë se me ndërhyrjen e vendeve të pasura të BE-së, duket se zgjerimi është një ëndërr e shuar. Por një tjetër lajm i zi vjen nga Brukseli. Agjencia e njohur, EuObserver, thotë se ka parë një dokument të brendshëm, që sugjeron se lëvizja e lirë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së mund të pezullohet.

Në dokument thuhet se shkak për këtë vendim mund të bëhet emigracioni masiv dhe kërkesat e shumta për azil.

Në krye të vendeve që po kundërshton lëvizjen e lirë pa viza të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vetë Gjermania, vendi më i fuqishëm në BE.

Kjo është hera e parë kur lëvizja e lirë e shqiptarëve është më e rrezikuar se kurrë, edhe pse më parë vende të ndryshme individualisht kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar që të rivendoset lëvizja me viza.

Zjarr Tv Ad