Aktivistja shqiptare që jeton në Amerikë, Evi Kokalari, ishte e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ku foli për akuzat që ka ngritur ndaj Lulzim Bashës.
Kokalari thekson se Lulzim Basha nuk e tremb, duke shtuar se do flasë në Kongresin Amerikan që Basha të hetohet.
“Unë prezantoj të djathtën dhe e kam ndjerë dhimbjen e së djathtës, edhe në Amerikë, edhe këtu. I kam thënë Berishës se nëse ke idhull, ke Regan e më thua se jam i së djathtës qendrore, Regan ka qenë i djathtë i vërtetë, sepse përndryshe do dobësohej opozita këtu, e djathta është e tillë, nuk ka të djathtë qendrore. Basha me deklaratën nuk më tremb, mua nuk më tremb as ai, as Rama, as Soros, asnjëri.
Ajo dosje që ka Basha u shfrytëzua që t’ja bëjë gropën Berishës. Largimi i Berishës mërziti të gjithë të djathtën, më bëri që të kryej akoma veprime, do të shkoj tek kongresistët amerikanë, e do ua shpjegoj se çfarë ka ndodhur dhe si është shfrytëzuar foto me Donald Trump. Do ta çoj në Kongres, që të ketë hetim ndaj Bashës, nuk ka bërë padi e nuk është burrëri kjo. Turp që nuk ka bërë padinë. Kam raporte me kongresmenë amerikanë. E kam mikeshë Yuri Kim dhe unë e mbroj Berishën, e Kim nuk ka pse të më imponojë se çfarë mendoj”, deklaroi Kokalari.