Edi Rama në Abu Dhabi, i ftuar në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar fotografi nga “Konferenca e Politikave Botërore” në Abu Dhabi. Përveç pjesëmarrjes në konferencë, kreu i qeverisë do të zhvillojë dhe disa takime, mes tyre dhe me kreun e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Ky është edicioni i 14-të i “Konferencës së Politikave Botërore”, i cili do të zgjasë nga 1-3 Tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Ai mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një “urë lidhëse”, për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin.

Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme.

Kujtojmë se gjatë paradites së djeshme, Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Saimir Hoxhës, i cili shpall ‘Dëshmorit të atdheut’, pasi dy ditë më parë është humbi jetën në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Zjarr Tv Ad