OSHEE blen energji me çmim rekord, frikë për kthimin e kufizimeve

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria po hyn me shpejtësi drejt një krize të rëndë energjetike, e cila tani nuk rrezikon vetëm pasoja të rënda financiare, por edhe rikthimin e kufizimeve. Këtë të martë, OSHEE hapi ankandin për të blerë energji për javën e parë të tetorit. Çmimi mesatar me të cilën u ble energjia kërceu në nivelin tronditës 240 euro për megavat/orë. Ky çmim është më i larti që Shqipëria ka blerë ndonjëherë energji në histori dhe krahasuar me vitin e kaluar rezulton 5 herë më i shtrenjtë.

Por rritja shokuese e çmimeve, tani duket problemi më i vogël. Edhe me këto çmime rekord sërish OSHEE nuk arriti të sigurojë të gjithë energjinë e nevojshme për të furnizuar vendin duke lënë të pambuluar periudhën pik, pra fashën nga ora 18 deri në 22 të darkës. Kompania do të tentojë sërish të gjejë energji për këtë fashë duke hapur një tjetër procedurë, por tani rreziku që në Shqipëri të rikthehen kufizimet e energjisë është real.

Kjo është një krizë, e cila po pështjellohet me shpejtësi në të gjithë botën. Në Kinë tashmë kanë nisur kufizimet masive duke lënë pa energji miliona banorë dhe duke mbyllur qindra fabrika. Ndërkohë që në Europë, kompanitë energjetike po u bëjnë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energji për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Bota po përballet me një mungesë të theksuar energjie, si rezultat i një sërë faktorëve duke filluar nga politikat e reja mjedisore, mbyllja e bërthamorëve dhe deri tek mungesa e gazit natyror. Pas pak javësh, ministrat dhe kryeministrat e Bashkimit Europian do të mblidhen në një samit të jashtëzakonshëm, posaçërisht për këtë çështje, ku nuk përjashtohet që të merren vendime për rihapjen e bërthamorëve në disa vende të kontinentit.

Zjarr Tv Ad