Marrëveshja Kosovë Serbi/ Stoltenberg takon Miroslav Lajçak: Diskutuam mbi çtensionimin e situatës! BE dhe NATO të interesuara për zgjidhje afatgjatë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në fokus të një takimi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pati ditën e sotme me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Stoltenberg theskon përmes një postimi në Twitter se diskutoi me Miroslav Lajçak në lidhje me çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ai shprehet gjithashtu se si NATO-ja ashtu edhe BE-ja kanë interes të përbashkët për të siguruar zgjidhje afatgjata në rajon.

“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan Stoltenberg.

Zjarr Tv Ad