Foltorja e Berishës në Shkodër, Yuri Kim shfaqet me Bujar Qamilin: Unë e dua Shqipërinë…

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, thotë se ka kaluar një mbrëmje të mrekullueshme natën e kaluar, në një event të mbajtur në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha.

Diplomatja e lartë ka nnarë disa foto në profilin e saj zyrtar në Instagram, krah Bujar Qamilit, Valbona Memës dhe të rinjve që duan të ecin në gjurmët e Fitnete Rexhës. Bie në sy se mbrëmje ku ishte ftuar Yuri Kim dhe foto e saj me Bujar Qamilin, janë bërë në një kohë që në Shkodër mbahej tubimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!”, shkruan Kim.

 

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad