Ylli Manjani: Lulzim Bashës i duhet një avokat dhe i mirë madje, apo do ta mbrojë Rama!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani.

Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqësore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjej një avokat të mirë. Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama! I duhet avokat.

Zjarr Tv Ad