Prezantimi i ‘makinave inteligjente’ për monitorimin e rrugës/ Ylli Dylgjeri ngre disa pyetje për Çuçin: Ti i bën policët? Duam ata inteligjentë …

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar sot pajisjen e re e njohur si “makina inteligjente” e cila kap cdo shkelje rrugore, dhe gjobat vendosen automatikisht. Kjo pajisje nuk njeh mik u shpreh sot ministri Çuçi. Gazetari Ylli Dylgjeri ngre disa pyetje për ministrin duke thënë  nëpërmjet një  postimi në  ‘Facebook’:  Je i zoti të na tregosh policë me kokë të shtrenjtë e jo me kapele te shtrenjtë?

STATUSI I PLOTË NGA YLLI DYLGJERI:

O zoti Minister i Brendshem!

Publiku pret t’na prezantosh Policë inteligjentë për të vënë rendin e qetësinë, e Ju na prezantoni makina inteligjente që kontrollojnë shpejtësinë.

Zoti Ministër!

Makinat i bën bota e do ti shesë, e policët i bën Ti me shokët e tu në Polici. Policë të rinj inteligjente duam të shohim.

Je i zoti t’na tregosh inteligjencën e re të policëve e që bashkë me të, të kuptojmë inteligjencen Tuaj?

Je i zoti të na tregosh policë me kokë të shtrenjtë e jo me kapele te shtrenjtë?

Je i zoti ti bindësh policët të qarkullojnë me veshje antiplumb e jo të hanë plumb?

Je i zoti te ndërtosh policim në komunitet e jo halabakë në milet?

Je i zoti te ndalosh kultivimin e tregtimin e drogës?

Je i zoti të na tregosh Polici Europiane?

Këto janë pyetjet.

Nëse se kupton…merre detyrë shtëpije.

Në fund, “makina nuk ha mik” po Ju jeni vënë aty me Mik

Zjarr Tv Ad