Një grup mësuesish në zonën e Belshit në Elbasan, do të marrin tashmë një pagë me minus 4 mijë lekë të reja. Ky vendimu, është komunikuar personave konkretë nëpërmjet një mesazhi në telefon, ku thuhet se shkak për këtë është bërë mungesa e fondit. Më poshtë, mesazhi i plotë i dërguar mësesve:
“Përshëndetje!
Doja t’iu vë në dijeni dhe të kërkoj mirëkuptim tuaj bashkë me mësuesit, që për këtë muaj do ketë një ndalesë në pagë (prej 4000 lekë) për mungesë fondi
Ju siguroj që kjo është zgjidhje momentale dhe për shumë pak ditë. Është kërkuar shtesë fondi në MASR dhe është miratuar .
Për t’u mos u vonuar më shumë paga, është bërë kjo zgjidhje dhe menjëherë pas kryerjes së veprimeve do likujdohet pjesa e prapambetur. Per këtë kerkoj t’iua bëni me dije edhe mësuesve dhe të na mirëkuptojnë”, thuhet në mesazhin e dërguar në celular nga Zyra Arsimore.
Ky vendim për shkurtim të pagës, ka bërë që mësuesit e shkollave në Belsh të protestojnë.