Kriza energjitike/ Guvernatori Sejko: Rritja ekonomike në vend vijon në nivele të kënaqshme, rritja e çmimeve vjen nga tregjet e huaja

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përballë situatës energjitike për një krizë të mundshme, Guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shfaq optimist ne deklaratat e tij. Sa i përket inflacionit, guvernatori e konsideroi të mbajtur nën kontrroll, ndërsa vlerësoi të suksesshme ecurinë ekonomike në vend.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është përpjekur të qetësojë opinionin publik, pas paralajmërimeve të autoriteteve më të larta qeverisëse të vendit, për krizën energjitike, e cila do të pasohet edhe me rritjen e çmimeve.

Sipas guvernatorit Sejko, ende nuk ka vend për alarm, por njerëzit gjithsesi duhet të përgatiten për çdo të papritur që vjen nga tregjet e huaja.

Duke folur për rritjen e pritshme të çmimeve, Guvernatori Sejko, tha se në rast të një skenari të tillë, Banka Qendrore do të përgjigjet përmes ndryshimit të politikës monetare.

Guvernatori mbetet ende skeptik për papunësinë që vijon në ritme të larta, ndërkohë që në periudhën pas karantine, sektori bankar është ai që ka shfaqur qëndrueshmëri, duke ofruar likuiditet për bizneset dhe familjet.

Sipas tij, rritja ekonomike në vend vijon në nivele të kënaqshme, njësoj me parashikimin e bërë nga Banka Botërore në nivelin e 7.2%.

 

Zjarr Tv Ad