Pas vendimit zyrtar se procesi mësimor në universitete do të niste me 11 tetor, dy ditë më parë u lajmërua se ai do të shtyhej deri më 18 tetor.
Shtyrja e mësimit nga Ministria e Arsimit u bë me arsyetimin që studentët të kenë me shumë kohë për tu vaksinua masivisht nga data 11-17 tetor dhe për të qenë të pranishëm në auditore.
Ditën e sotme faqja më e madhe në rrjetet sociale, ku studentët adresojnë problemet dhe shqetësimet e tyre “Studentët denoncojnë” ka publikuar një mesazh ku në një nga universitetet në Tiranë u është thënë studentëve se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen në auditor dhe as nuk do të mund të kryejnë mësimin online.
Poshtë kësaj fotoje kanë vërshuar komentet e studentëve të cilët e cilësojnë një presion të pastër që ata të vaksinohen dhe pa dëshirën e tyre duke i privuar nga mundësia për të marrë pjesë në proces mësimor.
Kujtojmë se vaksinimi masiv i studentëve ka hasur në shumë kundërshti dhe deri më tani janë kryer dhe protesta dhe diskutime ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë skeptike dhe nuk duan të vaksinohen.