Basha pyetet për situatën në PD, fyen gazetaren: Nuk i lejoj padronët tuaj…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha, ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët, për të folur në lidhje me krizën energjetike që ka paralajmëruar Edi Rama.

Por sigurisht që nuk mund të mungonin dhe pyetjet në lidhje me situatën brenda PD-së.

I pyetur në lidhje me situatën në kampin demokrat, Basha nuk preferoi ti japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por sulmoi gazetarët duke aluduar për pyetje të porositura.

‘Kjo konference ka të bëjë me diçka që lidhjet drejtpërdrejt me qytetarët, hallet e tyre, familjet, bukën e gojës që 30 për qind e familjeve shqiptare nuk ushqen dot fëmijët’,- tha Basha gjatë fjalës së tij.

‘Prandaj kam vendosur që sot të mos lejoj as ju as ndonjë padron tuajin për të marrë peng këtë konferencë dhe problem të madh për shqiptarët, për llogaritë e tyre politike’, – ishte përgjigja e Lulzim Bashës në lidhje me pyetje për situatën brenda PD-së.

Zjarr Tv Ad