Aktori bën deklaratën e papritur: Nga lëvizjet e Berishës, shikoj një divorc të shpejtë brenda familjes Basha

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata politike në Partinë Demokratike është komentuar nga aktorët Genc Fuga dhe Gentian Zenelaj, ishin të ftuar në ABC Live, të cilët kanë theksuar se një lëvizje të tillë e shikojnë si një përçarje të opozitës. Fuga në fjalën e tij ka theksuar faktin se problemi në të gjithë këtë situatë politike, është divorci që mund të ndodhe mes familjes së brendshme të kryedemokratit.

Aktori shprehet se të gjithë e dimë se bashkëshortja e Bashës nuk ka pasaportë shqiptare dhe mund të lindë një .

“Berisha po kthen kauzën në një parti politike, pasi humbi luftën elektorale pasi nuk kishte kauz. Lëvizjet e tij janë të shoqëruar me shprehjet e ligjit Miranda, që thotë se ti ke të drejtën të rrish i heshtur. Në të gjithë lëvizjen e Berishës, shikoj një divorc shumë të shpejtë, divorc në familjen Basha. Ai që del non grada në Amerikë në bazë të një konvente që ka një marrëveshje me Evropën që automatikisht obligon që BE të nxjerrë të gjithë ato që do Amerika dhe anasjelltas. Por çfarë do të ndodhë me familjen e vogël Basha?

Ne e dimë që bashkëshortja e Lulzim Bashës nuk e ka pasaportën shqiptare dhe nuk votoi në votime po sikur mbreti i Holandës të thërrasë shtetasin e tij dhe t’i thotë kujdes se personi që ti je martuar dhe ma fut në kufijtë e Holandë mund të dalë non grada. Atëherë do të gjendet edhe thelbi i karakterit të këtyre lëvizjeve. A kemi mundësinë që ta ndalojmë këtë divorc brenda familjes Basha se janë dhe dy vajza në mes.

A kemi ne mundësi ta ndalojmë një divorc të familjes Basha me pasaportë evropiane? Jo”, shprehet Fuga.

Zjarr Tv Ad