Akuzohet se përdori paratë publike për fushatë, jep dorëheqjen kancelari Kurz

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri austriak, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqjen vetëm pak minutë më parë. Kurz u vu në qendër të akuzave ditët e fundit lidhur me përdorimin e parave publike gjatë fushatës zgjedhore, ku partia e tij arriti të fitonte.

Vendi im është më i rëndësishëm për mua, sesa unë. Ajo që nevojitet tani është stabiliteti. E mora këtë vendim për të zgjidhur ngërçin“, tha Kurz në një konferencë për shtyp nga zyra e tij në Vjenë.

Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar, shtoi ai.

Prokurorët austriakë bastisën këtë të mërkurë zyrat e partisë konservatore të kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Sebastian Kurz, konfirmoi më 12 maj 2021 se ai është nën hetim nga autoritetet anti-korrupsion për akuza të rreme. Kjo, pas një deklarate të bërë prej tij në një komision parlamentar që kishte hetuar të ashtuquajturën çështja “Ibiza”, e cila çoi në rrëzimin e nënkryetarit të atëhershëm Heinz-Christian Strache.

Kjo erdhi pas publikimit të një video, ku Strache shfaqej duke ofruar favore për një investitor të pretenduar rus në këmbim të mbështetjes për Partinë e tij të Djathtë Ekstreme të Lirisë.

Supozohet se video ishte regjistruar në ishullin spanjoll të Ibiza-s, pak para zgjedhjeve të Austrisë të vitit 2017.

Zjarr Tv Ad