“Këtu është gjynah të jetosh, kush ikën shpëton”, papunësia zbraz Cërrikun, banorët: Duhet një burrë i hekurt të vërë dorë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cërriku është një nga qytetet që po braktiset cdo ditë për shkak të asaj që banorët e cilësojnë mungesë e shpresës për të ardhmen! Bashkia duket se ka pranuar dështimin në përballjen me varfërinë e papunësinë në rritje.

Rrugët e zbrazura janë tregues i emigracionit që ka kaplur qytetin .Ndërkohe mungesa e të rinjve tregon mungesën e shpresës se gjerat do të ndryshojnë.Varfëria dhe papunësia thone banorë janë dy nga faktorët që po boshatisin qytetin!

Banorët:

Papunësia është problem se po largohen ë gjithë, ku do hanë? Edhe mosha ime jo të rintjë që nuk bëhet fjalë. Këtu është gjynah të jetosh.

Të gjithë jashtë i kemi fëmijët, ne kemi ngel, ne mosha e tretë. Kush i rregullon këto, dueht të ejtë burrë i hekurt ai që e rregullon. Për ju sidomos se ne e hëngrëm tonën. Ai që ka ikur ka shpëtuar, ne që nuk ikëm ngelëm këtu.

Por ka dhe banorë që përgjegjes bëjne njeri -tjetrin se nuk perpiqen mjaftueshem per te gjetur nje vend pune.

Bashkia Cërrik ka zyrtarisht mbi 46 mijë banorë. Por shumë pak prej tyre jetojnë atje!
Një pjesë e mirë janë larguar në emigracion, e të tjerë e kërkojnë shpresën në qytetet e mëdha.

Zjarr Tv Ad