Balla shkruajti se fitoi Shqipëria e Skëndërbeut përballë Hungarisë së Huniadit/ Ish-deputeti i PS-së tallet me të: O idjotë injorantë, Skëndërbeu dhe Huniadi ishin aleatë

0
426
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi Kombëtarja Shqiptare e Futbollit fitoi 1 – 0 përballë Hungarisë me golin e Armando Brojës, urimet për këtë nuk munguan nga shumica e politikanëve, mes tyre edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili përmes nje postmi në rrjetet sociale shkruante se Shqipëria e Skëndërbeut fitoi përballë Hungarisë së Huniadit, duke bërë një gafë, sepse heroi ynë kombëtar dhe princi hungarez ishin aleatë kundër Perandorisë Osmane.

Pikërisht gafën e Ballës ka ironizuar ish-deputeti i PS-së Taulant Dedja i cili përmes një statusi në Facebook shkruan:

Ca profanë deputetë “rilindas” bëjnë statuse Shqipëria e Skënderbeut mundi Hungarinë e Huniadit!? O idiotë injorantë, Skënderbeu dhe Huniadi ishin aleatë, jo kundërshtarë!
Boll se na i sollët zorrët te goja!

Zjarr Tv Ad