Sophie Castriota nuk është një këngëtare e njohur, por ajo mori famë pasi si stërmbesa e Skënderbeut ka kënduar këngën “Xhamadani vija vija”. Vajza simpatike me një zë mjaft të ëmbël është brezi i 14-të i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Sophie Castriota është një muzikante që jeton në Australinë e largët, por me origjinë arbëreshe. Ajo ka bërë shumë fansa për vete nëpërmjet facebook-t, ku ka publikuar interpretimin e saj dhe ku shpesh komunikon me fansat shqiptarë. Ndërkohë zbulojmë një tjetër pasardhës i Skënderbeut Filippo Castriota Scanderbeg, po ashtu ka lindur në Itali dhe jeton në Siena, ku dhe ka përfunfunduar Universitetin. Ai është 26 vjeç dhe ka si filozofi jete të tij moton e njëjtë të Skënderbeut ndërsa shprehet: “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit”.
Lidhja e tij më Shqipërinë dhe shqiptarët është e fortë, pasi ka shumë të njohur nga Tirana me të cilët bashkëbisedon e shkëmben ide në rrjetet sociale. Ai e konsideron veten një natyrë luftarake, që i pëlqen të udhëtojë shumë dhe të ketë marrëdhënie intime të qëndrueshme. Madje ai pohon me miqtë se prej vitesh ka një lidhje të konsoliduar me të dashurën e tij, me të cilën preferojnë të eksplorojnë shumë vende të reja./story
Burimi : / Javanews.al