Rama-Bashës:
E para njëherë të jemi të qartë dhe ta dinë të gjithë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk ma don, por më bën të ndihem keq, se është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar. Foltoren këtu nuk e solla unë, dhe ske për ta dëgjuar, nëse nuk do ta sjellësh ti, e qeshura që të del natyrshëm, të del me vështirësi këto kohë. Unë të kam pikë referimi, sa më mirë të jetë opozita, aq më mirë angazhohet pozita.
Foltoren e sjell ti këtu, se vjen i fundit, e dinë të gjithë pse se zgjohesh vonë, dhe nise me fjalë të ulëta që mund të nxjerrë njeriu. Ta thashë dhe po e përsëris, hiq dorë nga imitimi i atij që e quajte ustai, sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthehesh në normalitet.
Ai thoshte këtu, edhe studentët e mjekësisë, ti e kalove te ata të psikologjisë, ti vure diagnozë, edhe ai vinte diagnozë. Bëre hnjë gjë edhe më të keqe, u rimorre me djalin tim, më tregon ti mua prindin, dhe këta të tjerët duartrokasin, e kupton sa keq ke rënë, se ke në 2013, do ngrihemi, është kambana, alarmi, me këto do bësh ti opozitën, nxjerr këtu fjalë që është turp për të gjithë ne këtu, që të mbushim televizionet me ato lloj fjalësh.