Ismet Drishti rihap Estradën në Shkodër, “Koncert në kohë pandemie” për inat të Komitetit Teknik

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoresha e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, znj. Rita Gjeka dhe regjisori e humoristi Ismet Drishti, do të vënë në skenë së shpejti shfaqjen e humorit “Koncert në kohë pandemie”, në institucionin më të famshëm të humorit në Shqipëri. Ismet Drishti, rikthehet kështu pas 23 vjetësh si regjisor bashkë me skenaristin Armir Shkurti dhe me humor, ia dedikon këtë mirësi, “zemërgjerësisë” së Komitetit Teknik që ua lejoi zhvillimin e këtyre shfaqjeve.

Rita Gjeka dhe Ismet Drishti, kanë treguar pak sekrete mbi shfaqjen e shumëpritur në studion e Kafe Shqeto në SYRI Tv, të ftuar nga drejtuesit e emisionit Dori Daka dhe Flavio Qarri. “Unë, edhe pse banoj në Tiranë, vazhdoj të ngelem shkodran deri në ditën e fundit – tha regjisori. – Më kishte marrë malli me të vërtetë pritja është mjaft e mirë dhe shpresoj të ecë. Unë po kthehem si regjistor. Skenarist, autor teksi, libretist është Armir Shkurti, pra ne tashmë kemi kaluar një dyshe që punon bashkë mjaft mire, por duhet të kihet parasysh se kësaj radhe ndryshe nga gjithë herët e tjera, është jashtëzakonisht shumë e vështirë për të bërë një shfaqje humori, një shfaqje estrade.

Flavio, e ke parasysh?! Një vend ku nuk ka problematikë, ku nuk ka halle, s’ke me ça bën humor!

Flavio: Zonja Rita Gjeka, sa i madh ka qenë presioni që Ismet Drishti të sjellë një shfaqje të mirë? Sa i madh ka qenë presioni dhe ndaj Armir Shkurtit?

Rita Gjeka: Me thënë të drejtën, unë kam marrë dy dhe paguaj, një, se këta janë “paketë”,(qesh) kështu që dal me leverdi. Unë i kam zgjedhur me shumë vëmendje; këta kanë fituar projektin. Në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës kemi një bord artistik që vendos se çfarë do të vihet në skenë dhe këta kanë dy vjet që e kanë fituar këtë projekt të estradës. Pandemia nuk na lejoi vitin që shkoi, kështu që sivjet e bëmë gati.

Flavio: “Koncert në kohë pandemie”!!! Po çfarë do të thotë koncert në kohë pandemie? Çfarë do të shohim?

Drishti: Duhet të kesh parasysh, se Rita tha diçka shumë interesante: “as në Akademinë e Arteve nuk ka kaq lëvizje sa në Teatrin Migjeni. Kam idenë se është i vetmi institucion artistik në Shqipëri ku punohet, ku ka lëvizje, ku ka aktivite nga më të ndryshmet dhe kjo, falë “zemërgjerësisë” së Komitetit Teknik. Se po të donte Komiteti Teknik e mbyllte edhe këtë…”/ar.sh.SYRI.NET

 

Zjarr Tv Ad