Për gazetarin Erl Murati çështja e zgjedhjeve vendorë në 30 qershorit pas vendimit të Komisionit të Venecias është mbyllur. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati tha se kjo çështje është tejkaluar dhe se PD-ja nuk kërkon zgjedhje vendore në tavolinë pasi shikon drejt sfidave të tjera.
Më bën përshtypje se Gjykata e re Kushtetuese i është drejtuar për një mendim, për këshillë Komisionit të Venecias. Do kisha pritur nga Gjykata Kushtetuese që të kishte përfituar pavarësinë dhe mos të ndiqte politikat e mëparshme. Por është në juridiksionin e saj të vendosë. Nuk ishin zgjedhje perfekte por kemi një vendim politik të opozitës dhe Lulzim Bashës.
Ishte vullnet i opozitës që të mos merrte pjesë në zgjedhje. Përderisa të zgjedhurit janë të certifikuar dhe janë në detyrë atëherë kjo çështje është e mbyllur. Ishte një lëvizje e fortë politike, por do të ishte e vështirë legjitimiteti i kësaj lëvizje, por nga ana tjetër edhe nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte tjetër do të ishte e vështirë për të bërë zgjedhje të parakohshme vendore. Komisioni i Venecias me këtë vendim ka lënë të pakënaqur opozitën. Kemi një ndryshim të opozitës, ajo u kthyer në parlament. Kjo çështje është tejkaluar dhe PD nuk do zgjedhje vendore në tavolinë dhe shikon përpara të sfidat e ardhshme”- tha Murati.
Ndërkohë për Muratin zhvillimet e fundit në kampin e mazhorancës janë vetëm spektakël. Sipas tij Rama ka një keqorientim pasi flet për dërgimin e satelitëve në hapsirë ndërkohë që në mbetemi një nga vendet më të varfra në Europë.
“Një qeveri nuk bazohet në elementë të spektaklit. Rama ka një keqorientim. Nga njëra anë flitet për dërgimin e satelitëve në hapsirë dhe nga ana tjetër flitet për rritje çmime. Pavarësisht propagandës jemi vendi më i korruptuar dhe i varfër i Europës. Faji i mbetet mungesës së drejtësisë. Këtu drejtësia është si ka qenë, kultura e pandëshkueshmërisë vazhdon. Në momentin e parë që do të goditet korrupsioni politik atëherë themi se do Shqipëria po lëviz vërtet”- perfundoi Murati.