Pritje madhështore me fishekzjarre, korçarët i këndojnë Berishës “shumë urime për ty” , ish-kryeministri i emocionuar fik qirinjtë e tortes

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak më parë në në Korçë. Ai është surprizuar nga simpatizantët demokratë, të cilat e kanë pritur me fishekzjarre dhe duartrokitje, ndërsa e kanë uruar për 77-vjetorin e lindjes, duke i kënduar: “Shumë urime për ty”.

Berisha u emocionua nga kjo pritje madhështore dhe më pas fiku qiririn mbi tortën e ditëlindjes, e cila mbante numrin 77-të.

Ai i falenderoi qytetarët, duke u shprehur se kjo është ditëlindja më e bukur që ai ka festuar ndonjëherë.

“Më bëtë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj, pata ditëlindjen më të bukur të jetës time dhe ju falenderoj shumë“, u shpreh Berisha.

Ish-lideri demokrat është duke zhvilluar foltoren këtë të premte në qytetin e Korçës, ku do të diskutojë me qytetarët problemet brenda Partisë Demokratike dhe më gjerë.

Zjarr Tv Ad