Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mblidhet për 3 vjetorin e themelimit, kryetari Mustafaj: Kemi shprehur gatishmërinë që përvojën tonë ta vendosim në shërbim të institucioneve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është mbledhur ditën e djeshme në kuadër të 3 vjetorit të themelimit.

Kryetari Besnik Mustafaj ka falenderuar të gjithë të pranishmit, teksa është shprehur se ky Këshill ka shprehur gatishmërinë për që përvojën e tyre diplomatët ta vendosin në shërbim të institucioneve.

Ai shprehet se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mbështetur dhe do të mbështesë gjithçka bëhet në politikën e jashtme të shtetit tonë për intensifikimin e marrëdhënieve me SHBA.

Fjala e plotë e Besnik Mustafaj:

​Të dashur miq,

Në emër të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ju falënderojmë përzemërsisht për praninë tuaj në festën tonë miqësore.

Po lemë pak nga pak prapa – shpresojmë  –një periudhë shumë të vështirë pandemie për mbarë njerëzimin, e cila, përveç shumë dëmeve të mëdha, i pengoi njerëzit edhe të takoheshin njëri me tjetrin, apo t’i shtrëngonin dorën njëri – tjetrit në shenjë miqësie. Një nga qëllimet e festës tonë është pikërisht të takohemi si miq.

Anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbeten të bindur se qëllimi më i lartë i një diplomacie të mirë është ndërtimi i urave të miqësisë midis individëve, kombeve dhe shteteve. Me mundësitë e veta fort modeste, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë punon për këtë qëllim.

​Të gjithë anëtarët e organizatës tonë e kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës nën një regjim, ku politika e jashtme e shtetit shqiptar frymëzohej nga ideologjia totalitare e armiqësimit të kombit me kombet e tjera, duke çuar në mbylljen dhe izolimin e vendit.

Kjo kujtesë do të na shoqërojë deri në fund të jetës si një nxitëse e dobishme për ta kuptuar më mirë e për ta mbështetur me përkushtim politikën e jashtme, e cila, me veprimin e vet të përqendruar me përparësi tek integrimi europian, i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë të sotmes dhe të ardhmes së kombit, për të fuqizuar demokracinë, shtetin ligjor, lirinë e tregut dhe liritë themelore të njeriut.

Po ashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarëka mbështetur dhe do të mbështesë gjithçka bëhet në politikën e jashtme të shtetit tonë për intensifikimin e marrëdhënieve me SHBA. Ne vlerësojmë se marrëdhëniet me SHBA, njësoj siato me BE, janë me rëndësi strategjike për Shqipërinë si edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

​Përfshiva në këtë fjali edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut krahas Shqipërisë për faktin se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është menduar qysh në themelim i hapur ndaj kolegëve tanë në Prishtinë si dhe ndaj kolegëve tanë me përkatësi shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fakt meriton një shpjegim të vogël.

Pavarësia e Kosovës është tashmë një  realitet i pakthyeshëm. Ne konstatojmë me kënaqësi të madhe vendosmërinë e plotë të tëgjitha forcave politike të Kosovës për t’u udhëhequr nga vlerat perëndimore, gjë që  pasqyrohet edhe në aktivitetin e institucioneve shtetërore për ta çuar vendin përpara, në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt e të begatë për Kosovën jashtë familjes euro-atlantike. Mbështetja e një politike të tillë të jashtme pro europiane dhe pro amerikane nga  diplomatët me përvojë, ani  pse nuk janë më pjesë e trupit diplomatik të Republikës së Kosovës është gjithsesi një ndihmë e çmuar.

Të njëjtën qasje kemi patur parasysh edhe kur ftuam kolegët tanë shqiptarë nga Republika  e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e organizatës tonë. Faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka luajtur një rol jetik për ruajtjen e unitetit dhe të integritetit të  kësaj republike të re. Dhe po aq jetik ka qenë dhe mbetet roli i shqiptarëve për të ruajtur dhe shtyrë përpara orientimin euro-atlantik të vendit të tyre multietnik.

Orientimi euro-atlantik ka qenë pra, faktori, që na ka bashkuar me kolegët tanë nga Prishtina, nga Shkupi e nga Tetova ashtu si gjuha jonës  hqipe dhe vullneti i përbashkët për t’i shërbye rpa kushte këtij orientimi, pavarësisht se jetojmë në tri republika sovrane. Ne jemi së bashku të bindur se jashtë kësaj rruge nuk ka të ardhme të sigurt e të qëndrueshme për vendet dhe shoqëritë tona.

​Ne kemi shprehur në vazhdimësi gatishmërinë e plotë për ta vënë përvojën tonë vullnetarisht në shërbim të institucioneve shtetërore, posaçërisht të atyre institucioneve dhe agjencive që merren me hartimin dhe me zbatimin e politikës së jashtme.

Këtë gatishmëri e kemi përsëritur publikishtsivjet me rastin e pranimit të Shqipërisë sianëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Disa nga anëtarët e Këshillit tonë janë nëorigjinë të kësaj nisme, e para e këtij lloji nëhistorinë shekullore të shtetit tonë.

Ashtu si pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur lindi kjo nismë dhe Shqipëria paraqiti kandidaturën, ne jemi plot besim në kapacitetet e trupës diplomatike shqiptare për ta përmbushurme nder këtë mision të lartë. Ne si diplomatë jemi krenarë dhe të lumtur ta shohim Shqipërinënë rolin e kontribueses për paqen dhe stabilitetinnë botë.

​Duke rikonfirmuar dëshirën dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur politikën e jashtme të shtetit tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike si dhe për hapjen e mëtejshme të vendit për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme me interes reciprok me të gjitha vendet që punojnë për paqen dhe prosperitetin e botës, na duket me vend të sjellim në vëmendjen tuaj, të dashur miq, se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nuk është një  shtesë e institucioneve dhe agjencive shtetërore, që veprojnë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi një organizatë e pavarur. Pavarësia jonë është vetëm në dobi të interesit publik. Kjo nënkupton që ne, krahas mbështetjes dhe inkurajimit, do të hedhim gjithnjë edhe një vështrim kritik e këshillues mbi çfarë na duket se nuk shkon.

Bie fjala, shumë nga qendrimet tona lidhurme procesin e integrimit europian kanë synuar pikërisht plotësimin e atyre standarteve, mungesa e të cilave u theksua nga Kancelarja Merkel gjatë Samitit të fundit Europian në Brdo, kur tha se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i kanë përmbushur ende kushtet për t’u dhënë një datë integrimi në BE. E tillë do të jetë qasja jonë edhe në të ardhmen.

Politikanët shqiptarë tashmë duhet të kenë pjekurinë politike për të zgjidhur problemet e tyre midis njeri tjetrit, pa patur nevoje në çdo rast dhe për çdo gjë të kenë ndërmjetës të huaj. Politika dhe institucionet shqiptare duhet të ngrihen në nivelin e sfidave që kërkon koha dhe të veprojnë e funksionojnë me dinjitetin dhe integritetin e një kombi të civilizuar Evropian.

​Duke ju falënderuar edhe një herë për praninë, ju lutem të kënaqeni!

Besnik MUSTAFAJ

Zjarr Tv Ad