Peleshi pret në zyrë gjeneralin spanjoll: Vlerësoi investimin e qeverisë shqiptare, vendi ynë nuk është vetëm përfitues, por edhe kontribues

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ditën e sotme ka pritur në zyrën e tij komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të Nato-s në Torrejon, Fernando De La Cruz Caravaca.

Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se gjatë takimit të tyre gjenerali vlerësoi investimin e qverisë shqiptare për radarin në malin e Midës, i cili kontribuon në rritjen e sigurise së përbashkët të hapësirës ajrore të NATO-s.

“Kënaqësi të prisja sot gjenerallejtnant Fernando De La Cruz Caravaca, komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të NATO-s në Torrejòn, strukturë përgjegjëse për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore.

Vendi ynë nuk është vetëm përfitues i kapaciteteve të Aleancës, por edhe kontribues direkt në të.

Gjenerali spanjoll vlerësoi investimin e Qeverisë Shqiptare për radarin në malin e Midës, i cili kontribuon në rritjen e sigurise së përbashkët të hapësirës ajrore të NATO-s.”, shkruan Peleshi.

Zjarr Tv Ad