Me flamuj dhe tupana, demokratët e Peshkopisë presin me entuziazëm Sali Berishën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të martë në Peshkopi, ku do të zhvillojë një takim me demokratët në foltoren e radhës, e cila do të mbahet në Pallatin e Kulturës.

Dhjetëra anëtarë të PD-së dhe simpatizantë janë mbledhur para ambientit të Pallatit të Kulturës, të cilët presin me tupana ardhjen e ish-liderit, Sali Berisha. Ai shihet i shoqëruar nga deputeti Flamur Noka dhe anëtarë të Partisë Demokratike të këtij qyteti.

Si në çdo foltore, Berisha do të diskutojë me demokratët problematikat brenda PD-së dhe më gjerë.

Zjarr Tv Ad