Ironizon Andi Bejtja: Foltorja gjëja më e mirë për PD-në, Amerikanët shpëtuan Partinë, duhet t’i falenderojmë…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Bejtja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se “Foltorja” e Berishës, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Partisë Demokratike.

Bejtja tha me ironi, se në të ardhmen do të duhet të falenderojmë amerikanët, që shpallën non-grata Berishën, sepse kështu shpëtuan PD-në.

Kjo është gjëja më e mirë që po ndodh në PD. Pas tre zgjedhjeve të humbura të mos japësh dorëheqjen, s’ka më shpresë. Lëvizja e Berishës e sjell në binarë PD-në. Ato që po thotë Berisha, ka të bëjë me demokratizimin e PD. Menaxhimi që i bëri Basha, përjashtimit ishte amatoresk.

Nuk jam dakord që ka përçarje në PD. Baza është më shumë me Berishën dhe kupola, një pjesë e vogël janë me Bashën.

Përjashtimin nuk mund ta bëjë një njeri. Basha nuk kishte përse të mos e hidhte në anëtarësi, apo grup parlamentar. Do të kalojë kohë dhe do falenderojmë amerikanët që shpallën non-grata Berishën, sepse shpëtuan PD-në”, u shpreh Bejtja.

Zjarr Tv Ad