Grida Duma përplaset me Andi Bushatin/ Analisti: Amendamentet, propagandë me çmim të ulët, Deputetja: Shqiptarët nuk e duan politikën e rrugës

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati dhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma janë përfshirë në debat mbrëmjen e djeshme, teksa po diskutonin në lidhje me vettingun e politikanëve.

Në fjalën e tij, Bushati tha në “Open” se amendamentet e propozuara nga PD janë propagandë fëmijnore me çmim shumë të ulët, ndërsa nënkryetarja e PD-së u shpreh duke thënë se shqiptarët nuk e duan politikën e rrugës dhe theksoi se PD është partia që do qeverisë nesër.

Pjesë nga debati:

Andi Bushati: Unë jam në qasje kundër se të treja paketat i quaj jo vetëm lëvizje propagandistike, por edhe propagandë fëmijnore me çmim shumë të ulët. Ne prodhuam mjekë që falsifikojnë certifikatat e vd*ekjes sepse vuajmë për bukën ë gojës, por njerëz do jenë edhe ata që do bëjnë vettingun e politikanëve.

Grida Duma: Kjo lloj mënyre e të bërit analizë ka vlerën e vet, por unë e gjykoj që është një analizë që ka qëllim turbullimin, por nuk ofron zgjidhje. E vlerësoj Bushatin që ka thënë se nuk dua ta di se cfarë ndodh me PD. Kur thua këtë është njësoj si ti thuash dikujt “unë të urrej plotësisht, por më dëgjo mua se kush është e mira jote”. Nuk mundet të më thuash sot që ky është regjim dhe ju nuk dini asnjë mjet ekstrem që ta mposhtni.

PD është forca që në 30 vite tranzicion nuk krahasohet në jetën e vet politike që nuk e njeh kur duhet përdorur protesta. Është parti që në këto vite ka provuar që të shkojë inesktremis, antiestablishment, të dalë nga sistemi dhe të vijojë protestat, pro të mos pranojë që ta djegë Shqipërinë për të marrë pushtetin.

Andi Bushati: Në këtë sistem nuk luftohet me reformë. Sa më shumë e keni shtrënguar ju aq më shumë është liruar. Këta kanë ndarë mendjen që do ju shtypin edhe ju edhe ne. Kemi zgjidhje për këtë punë.

Grida Duma: Që ata fusin bijtë e baballarëve kjo nuk do të thotë që baballarët nuk dolën. Situatat sot nuk janë të njëjtat. Në rast se nuk do që të kthehesh në një parti rruge, se ne jemi partia që do qeverisim. Nuk e duan shqiptarët politikën e rrugës.

Andi Bushati: Unë shoh dy rrugë për zgjidhje, ose atë që provuat dhe e latë përgjysmë, të qenit më të forcwrisht se ai. E dyta, një rrugë e një PD që ka vend edhe për mua që se kam fituar, krijimi i një fronmti mbi vlera demokratike, ku votohet dhe jo votohet a nuk votohet e vendos ambasadori i fgundit që i bie rruga nga Shqipëria. Një vend ku njerëzit nuk përjashtohen, por ftohen. Është bërë një parti ku të gjithë flasin si Luli, duartrokasin Lulin, ku nuk ka më personalitete politike, ku njerëzit përjashtohen me vullnetin e një njeriu. Nuk fitoni dot as me forcë dhe as me moral.

 

Zjarr Tv Ad