Alfred Moisiu flet për zhvillimet politike: Të gjithë kanë dështuar, duhet të dalim sa më shpejt nga situata në të cilën ndodhemi

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, teksa ka kritikuar politikanët, për të cilët ka thënë se kanë dështuar në raport me detyrat ndaj vendit.

Ai thotë se duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë, me ndihmën e aleatëve tanë dhe sidomos SHBA-në.

Për mendimin tim, politikanët shqiptarë kanë dështuar në raport me detyrat ndaj këtij vendi, ndaj këtij populli. Gjërat nuk mund të rrijnë status quo. Këneta nuk mund të rrijë ashtu sepse uji duhet të lëvizë. Këtu kemi në ndihmë aleatët tanë, sidomos SHBA-të që po ndihmojnë fuqimisht për të vënë para përgjegjësisë ata njerëz që kanë përgjegjësi kryesore përse jemi në këtë gjendje. Duhet të dalim shpejt nga kjo situate”, tha Moisiu në Fax News.

I pyetur për gjendjen e ushtrisë shqiptare, Moisiu u shpreh se Forcat tona të Armatosura janë në cilësi më të mirë, por në numër më të vogël.

Ushtria shqiptare me cilësi më të mirë por me sasi më të vogël. Dolëm nga dekreti i Varshavës dhe mbroheshim nga miqtë e supozuar. Sigurisht kishim shpenzime të mëdha, por ushtria ishte në krye të detyrës. Po të shikosh janë shumë aktivite të ushtrisë për popullatën, një gjë e mirë”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad