Edvin Kulluri këshillon Lulzim Bashën: Largohu me dinjitet, humbjen e ke të padiskutueshme, ose të vijë të humbë në Kuvend

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe kandidati i vetëshpallur për kreun e PD, Edvin Kullurin, ka treguar arsyet pse vendosi të konkurojë.

Në një intervistë për Vizion Plus, ai deklaroi se Partia nuk është pronë private e askujt, ku sipas tij çdo kush ka të drejtën e kandidimit për të marrë drejtimin.

Kulluri: Kam luftuar katër vite për të kthyer partinë te gara, nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveçse të hyja në këtë garë. Besoj se ishte momenti i duhur për t’iu dalë përballë demokratëve me qëndrueshmërinë që kam shfaqur këto katër vite për ciklin e dështimeve të Bashës dhe nevojën për të kaluar në një epokë të re politike. Ku do të shkojmë? Partia ka nevojë të futet në shina. Kjo që po bën Berisha është shumë e shëndetshme për partinë. Punëtorët nuk e shkarkojnë dot pronarin.

Anëtarët e partisë marrin çdo vendim. Partia nuk është pronë private as e Bashës, as e Berishës, as e imja. Kuvendi duhet të rishikojë statutin, të vendosë norma të reja rregullatore. Partia sot i ngjan një partie komuniste kineze sesa një partie të djathtë perëndimore. Basha është një cironk e vogël në këtë oqean të madh të demokratëve.

A rrezikon PD përçarjen pas mbledhjes së Kuvendi Kombëtar më 11 Dhjetor?  

Kulluri: Unë lexoj që Basha e meriton një mundësi të ketë një fraksion brenda PD edhe pse moralisht nuk e meriton. Basha nuk e ka më kurajon për të rikandiduar. Është e qartë. Unë këshilloj Bashën që të ikë, ose të vijë të humbë në Kuvend. E vetmja mënyrë dinjitoze që të largohet nga PD është të futet në garë dhe të humbë, se humbja është e padiskutueshme.

Zjarr Tv Ad