Leja mban firmën e Bashës, studimi: 17-katëshi, i rrezikshëm për digën (Faksimile)

0
918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot sa i përket deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, se leja e ndërtimit të ‘Gener 2’ është dhënë nga Rama.

Në një njoftim shpërndarë për mediat, Bashkia sqaron se vendimi për dhënien e lejes, në fakt është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve. Moratoriumi në fjalë është vendosur në datën 22 gusht të 2014, ndërsa leja mban datën e 14 shtatorit të po këtij viti.

“Leja është dhënë në kundërshtim me vendimin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë” – deklaron Bashkia.

Sipas këtij institucioni, leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor. Siç shihet nga faksimilja e mëposhtme, leja për ndërtimin e 17-katëshit mban firmën e ish-kryebashkiakut Lulzim Basha. Gjatë seancës së sotme, Berisha tha se leja jo vetëm është firmosur nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por edhe është prezantuar prej tij si pjesë e planit urbanistik në Këshillin e Rregullimit të Territorit. (javanews.al / a.r)

d6b444eb-dd13-4053-8f14-fac789134c58

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad