“Mund të na hutoni sa të doni”, Shehi i drejtohet ministres Manastirliu: Do ju them një barcaletë…

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashamir Shehi nëpërmjet një barcalete ka ironizuar deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se e gjithë energjia dhe buxheti duhet të përqendrohen tek menaxhimi i pandemisë.

Diskutimet për buxhetin e ri të shtetit nëpër komisionet parlamentare, Shehi tha se kur mbaronte së riparuari kati i gjashtë i godinës, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i godinës në QSUT.

“Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’i drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për t’u riparuar kati i parë i gjashtë katëshit, e kupton ti?

I gjithë ky diskutim është çështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad