Debati brenda PD, Belind Këlliçi: Një muaj më parë i kam dorëzuar Bashës dorëheqjen nga kreu i FRPD, nuk ma pranoi!

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar se para një muaji  i ka ofruar Lulzim Bashës dorëheqjen e tij nga FRPD, por ai nuk e ka pranuar. “Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë, Lulzim Bashës para një muaji e gjysmë në zyrën e tij dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë”, tha Këlliçi.

Në një intervistë për “ABC”, disa ditë pas debateve për hapjen e garës nga kryedemokrati Lulzim Basha, Këllilçi sqaroi se zgjedhjet ishin shtyrë për këtë shtator, për shkak se një vit më parë nuk u arrit organizimi i tyre si pasojë e pandemisë e cila ndalonte grumbullimet. Ndërkohë që shtoi se ishte pikërisht ky forum me mandate të skaduara që bëri fushatë për kryedemokratin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Në 2020 nuk mund të bënim zgjedhje fair për shkak se ishte kohë pandemie dhe ndaloheshin grumbullimet. E kemi diskutuar dhe kishim gjykuar që në shtator të këtij viti unë të paraqisja dorëheqjen dhe sekretari i forumit rinor të ndiqte zgjedhjet në çdo strukturë. Do ta shihni dhe në ditët në vijim. Unë e kam mbyllur ciklin tim në forumin rinor. E kam dhënë kontributin tim. Jemi të gjithë jashtë mandatit. Por ka një problem. Në këtë moment e gjetëm të bëjmë zgjedhje. Në një komision ku nuk është sekretari. Basha nuk i bën dot zgjedhjet ashtu si do sepse ne kemi statut.

 Ka një problem shumë të madh. Forumi rinor nuk është një grup njerëzish. Unë e kam ofruar dorëheqjen time për shkak të një krize një muaj më parë. Do kemi aksionin tonë në ditët në vijim. Nuk ka shans të hyj në këtë situatë për të mbajtur karrigen e forumit rinor. Vendimi i Bashës është kontestuar 100%. Unë me këta të rinj kemi 6 vite që hamë gaz dhe shkojmë në protesta. Është i vetmi forum rinor në Ballkanin Perëndimor që ka çdo anëtar që ka provuar qelinë. Jemi arrestuar dhe kemi çështje penale për shkak se kemi qenë në protesta për të sjellë Bashën në pushtet.

 Ky forumi që ai thotë sot që ka mandate të skaduara deri më 25 prill bënte fushatë për Bashën. Kryetar partie sot të bëjnë njerëzit. Si mundet ne ta bunkerizojmë partinë. Kam pritur një analizë për humbjen e zgjedhjeve dhe deri më tani nuk ka asnjë reflektim. Kjo situatë zgjidhet vetëm duke thënë të vërtetën. Unë nuk jam këtu për të thënë që ai gënjen dhe as për ta sulmuar”, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad