Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme, me presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi. Gjatë takimit u fol për thellimin e bashkëpunimit mes Interpolit dhe policisë shqiptare.
Njoftimi i Plotë:
Stamboll/Zgjidhet Presidenti i ri i Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi, i cili më parë mbante postin e Sekretarit mbi Sigurinë në Policinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi Presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi.
Nano ka siguruar Presidentin e ri të Interpolit se Policia e Shtetit është e fokusuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe është e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.
Presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Drejtor Nanon, për filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit, si dhe për angazhimin e tij personal për të punuar bashkërisht, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.